BALLKANI

Kryeministri Kurti pret në takim shefin e Misionit të EULEX-it

"Palët u pajtuan që digjitalizimi është element kyç në dobi të transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, njoftoi Zyra e Kryeministrit

Agim Sulaj  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Kryeministri Kurti pret në takim shefin e Misionit të EULEX-it Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u shpreh vlerësimi për punën e EULEX-it në Kosovë, me theks roli në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit.

Në këtë kontekst, thuhet në njoftim, është rënë dakord se sfidat në sistemin gjyqësor vazhdojnë të jenë të pranishme, veçanërisht në aspektin e vonesave në trajtimin e rasteve, menaxhimit joefikas të tyre dhe mungesës së konsistencës në vendimmarrje dhe gjithashtu u theksua nevoja për reforma të thella që rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit.

“Palët u pajtuan që digjitalizimi është element kyç në dobi të transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Po ashtu u theksua se është e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga çdo gjykatës dhe prokuror”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar se EULEX-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, si dhe ka riafirmuan përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj ligjshmërisë e legalitetit dhe si rrjedhojë, vazhdimin e reformave që sigurojnë drejtësi efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.