BALLKANI

Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevë të përgjithshme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përveç grevës, ka kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të bojkotohet nga RTK-ja

Agim Sulaj  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevë të përgjithshme

Prishtinë

Punëtorët e Radio Televizionit shtetëror të Kosovës (RTK), kanë nisur grevën e përgjithshme, kur kanë hyrë në ditën e 24-t në mungesë të pagave, transmeton Anadolu.

Greva e 700 punëtorëve të televizionit shtetëror do të vazhdojë çdo ditë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përveç grevës, ka kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të bojkotohet nga RTK-ja.

Në të njëjtën kohë përveç në objektin e Televizionit të Kosovës, greva po mbahet edhe te objekti i Radio Kosovës, e iniciuar nga Shoqata Sindikale e Radio Kosovës.

Shoqata ka kërkuar sërish nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t'u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa.

Pagat e punëtorëve të RTK-së kanë qenë pikë diskutimi midis përfaqësuesve partiakë gjatë këtij muaji në kryesinë e Kuvendit.

Para shpërbërjes së Kuvendit, pati përpjekje që të arrihet një unifikim politik në mënyrë që deputetët t'i votojnë disa urgjenca shtetërore, sikurse Buxheti i Shtetit për vitin 2026, mjetet financiare për RTK-në si dhe buxhetin për tre komuna, por, nuk pati pajtim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın