BALLKANI

Kosovë, bora mbulon Prishtinën dhe ngrin rrugët

Rënia e temperaturave dhe reshjet e borës vijnë në Kosovë pas vërshimeve që shkaktuan dëme materiale në disa pjesë të vendit

Agim Sulaj  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Kosovë, bora mbulon Prishtinën dhe ngrin rrugët Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Reshjet e borës gjatë mbrëmjes, kanë zbardhur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, duke i dhënë pamje dimërore dhe duke vështirësuar qarkullimin në disa zona, raporton Anadolu.

Parku i Gërmisë, një nga vendet që frekuentohet më së shumti nga dashamirët e natyrës, në afërsi të kryeqytetit, ka marrë pamje të bukur me shtigje dhe zona të gjelbra që janë mbuluar nga bora e bardhë.

Reshjet e borës po ashtu kanë zbardhur edhe lagjen Taukbahçe ku rrugët dhe oborret janë mbuluar me shtresë bore ndërsa lëvizja e automjeteve është bërë me kujdes të shtuar.

Bora ka përfshirë edhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ku kalimtarët janë parë duke lëvizur ngadalë, të pajisur me rroba dimërore ndërsa disa automjete kanë qarkulluar me shpejtësi të reduktuar për shkak të rrugëve të rrëshqitshme.

Rënia e borës vjen pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për ulje të temperaturave dhe mundësi për ngrica, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në trafik dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme ndërkohë ekipet komunale janë angazhuar për pastrimin e rrugëve kryesore, teksa qytetarët po përballen me kushte tipike dimërore.

Rënia e temperaturave dhe reshjet e borës vijnë në Kosovë pas vërshimeve që shkaktuan dëme materiale në disa pjesë të Kosovës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın