Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 38 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 38 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.673

Agim Sulaj  | 24.06.2022 - Përdıtësım : 25.06.2022
Kosovë, 38 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 38 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.673.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 206 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.846.571 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 17 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.344, ndërsa numri i rasteve aktive është 189.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 53 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës. Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.