Burak Bir
04 Mars 2020•Përditësim: 04 Mars 2020
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë sot është rritur në 2,983, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni tha se 38 persona tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa 119 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, ku numri i përgjithshëm të rasteve të konfirmuara arriti në 80.270.
Tridhjetë e shtatë vdekje ndodhën në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei dhe një në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme.
Së paku 36.432 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në 49,856.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 30 vende të tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.