Agim Sulaj
17 prill 2022•Përditësim: 17 prill 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka humbur jetën, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.861.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.344 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.814.071 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 26 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.242, ndërsa numri i rasteve aktive është 481.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës. Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.