Agim Sulaj
02 Prill 2021•Përditësim: 03 Prill 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 10 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.894, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), pozitiv me koronavirus janë diagnostikuar 793 persona të tjera, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 92.198.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privat janë testuar gjithsej 4.033 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 434.893 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 755 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 76.402 raste.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.902.