Agim Sulaj
20 Gusht 2022•Përditësim: 21 Gusht 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 1 person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.189, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 303 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 269.461.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.237 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.960.724 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 858 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 262.242, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.030.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 37 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.239 doza të vaksinës. Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.