Agim Sulaj
30 Qershor 2022•Përditësim: 01 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar 149 raste të tjera të zbuluara të koronavirusit COVID-19, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 229.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i vdekjeve nga COVID-19 mbetet në 3.140, pasi vendi nuk regjistroi viktima të tjera nga virusi.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore kosovare janë testuar gjithsej 986 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani gjithsej janë kryer 1.849.364 teste.
Të dhënat e fundit njoftojnë se 43 persona të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 225.467 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi. Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 592.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.590 doza të vaksinës, prej të cilave 823.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.