Turqia, Shëndetësi

Türkiye raporton rastin e parë të lisë së majmunit

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se "lija e majmunit u zbulua në një pacient 37-vjeç dhe ai ka mungesë imuniteti"

Seda Sevencan  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 30.06.2022
Türkiye raporton rastin e parë të lisë së majmunit

Istanbul

Turqia ka konfirmuar rastin e parë të virusit të lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se "lija e majmunit u zbulua në një pacient 37-vjeç dhe ai ka mungesë imuniteti".

Ai shtoi se pacienti është në izolim dhe se gjurmimi i kontaktit nuk ka zbuluar asnjë rast tjetër.

"Siç e dimë, kjo sëmundje nuk transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por përmes kontaktit të ngushtë fizik”, shkroi ministri Koca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po shqyrton nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë globale, gjë që do t’i jepte të njëjtin dallim si pandemia e koronavirusit COVID-19 dhe do të kërkonte një përgjigje globale.

Lija e majmunit transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar ose me material të kontaminuar me virusin. Para se të shfaqet skuqja e lëkurës, mund të fillojë me ethe, nyje limfatike të zmadhuara, dhimbje të shpinës dhe dhimbje të muskujve.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se lija e majmunëve mund të jetë më e përhapur sesa tregojnë numrat zyrtar dhe kërkoi më shumë vigjilencë.

"Transmetimi nga personi në person është në vazhdim dhe duket se nënvlerësohet", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.