Ekip
10 tetor 2015•Përditësim: 11 tetor 2015
ANKARA (AA) - Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu në një deklaratë për mediat ku merrte pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Altınok dhe Ministri i Drejtësisë, Kenan İpek tha se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Ankara ka shkuar në 86 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Müezzinoğlu tha se 62 persona kanë humbur jetën ne vend ngjraje, ndërsa 24 të tjerë pasi janë trasferuar në spitale.
Ministri në vazhdim të fjalës së tij tha se momentalisht duke përjashtuar personat të cilët kanë ardhur për mjekime të vogla në spitale gjenden 186 të plagosur, nga të cilët 26 prej tyre janë në gjendje të rëndë, dhe 18 në proces mjekimi.
Müezzinoğlu, në lidhje me spekulimet se në spitale nuk ka gjak të mjaftueshëm, tha: "Kemi mbi 5 mijë qeska gjaku në spitale të gatshme dhe gjithashtu kemi mundësi të shtojmë deri në 3 mijë të tjera të cilat janë në gjendje stoku".
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brenshme të Turqisë, Altınok në fjalën e tij tha se në këtë sulm nuk bëhet fjalë për gabime dhe neglizhencë të policisë pasi sipas tijë shpërthimet kanë ndodhur rreth 3 sekonda njëri pas tjetrit dhe vendi ku kanë ndodhur shpërthimet ka qenë jasht pikave të kontrollit të policisë.
"Policia e Ankarasë dhe Prefektura kishte marrë të gjitha masat për mbarëvatjejn e këtij marshimi. Ata kishin rrethuar të gjithë vendin ku do të mbahej tubimi" u shpreh Altınok në përfundim të fjalës së tij.