Ekip
10 Tetor 2015•Përditësim: 11 Tetor 2015
DIYARBAKIR (AA) - Në lagjet Sur dhe Yenisehir të Diyarbakir-it, pas shpalljes e shtetrrethimit, në operacionet kundër organizates terroriste PKK kanë marrë pjesë 2.816 forca sigurie, raporton Anadolu Gency (AA).
Në lagjet Cevatpasa, Dabanoglu, Fatihpasa, Hasirli, Savas, Cemal Yilmaz dhe në rrugën Gazi të lagjes Sur; në lagjet Feritkosk dhe Dicle të qytezës Yenisehir në orën 05.00 ishte shpallur shtetrrethimi.
Pas shpalljes së shtetrrethimit, në operacionet e mbështetura nga ajri me helikopter, disa hendeqe të hapura nga ana e antëtarëve të organizates terroriste janë mbyllur dhe barrikadat janë hequr.
Sipas informacioneve 2 mijë e 816 efektivë policie, ekipe të xhandarmërisë të operacioneve të posaçme dhe 2 helikopterë kanë marrë pjesë në këtë operacion.
Ndërkohë në përplasjen me terroristët thuhet se forcat e policisë janë sulmuar me armë të kalibrit të rëndë. Në operacionin e forcave të sigurisë 3 terroristë janë neutralizuar një terroriste femër është plagosur dhe tre persona janë arrestuar.
Gjatë operacionit forcat sigurisë janë kujdesur për civilët dhe fëmijët që luanin në rrugë.
Forcat e sigurisë gjatë operacionit në këtë rajon kanë mbyllur hendeqet e hapur nga krahu rinorë i PKK, YDG-H dhe kanë shembur barrikadat e ngritura në pjesë të ndryshme në këtë vend.
Ndërkohe theksohet se gjendja e shtetrrethimit pritet të vazhdojë deri në një njoftim të dytë..