Ekip
09 Mars 2016•Përditësim: 10 Mars 2016
DİYARBAKIR (AA) - Përfundon operacioni kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK i cili filloi më 28 nëntor 2015 në rajonin Sur të qytetit Diyarbakır në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e sigurisë mësohet se ka përfunduar në ditën e 103-të operacioni i nisur më 28 nëntor të vitit të kaluar në qytetin Diyarbakır për arrestimin e anëtarëve të organizatës terroriste PKK, pas sulmit në të cilin humbën jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë në qytetin Diyarbakır, Tahir Elçi dhe ku ranë dëshmorë policët Ahmet Çiftaslan dhe Adem Erdur.