Okan Özer,Bestami Bodruk
02 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
DIYARBAKIR (AA) - Njoftohet se në një operacion në shkallë të gjerë të ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK pas shpalljes së ndalimit të daljes në rrugë në rajonin Silvan të qytetit Diyarbakır në Turqi janë vrarë 17 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni i nisur në orën 07.00 pas shpalljes së ndalimit të daljes në rrugë është ende në vazhdim për heqjen e barrikadave, mbylljen e hendeqeve të hapura nga terroristët dhe arrestimin e tyre në rajonin Silvan.
Theksohet se në operacionin e ndërmarrë me mbështetjen e forcave speciale dhe ato komando si dhe me mbështetjen e tankeve dhe të helikopterëve herë pas here ka patur konflikte të armatosura mes forcave të sigurisë dhe terroristëve, ku si pasojë deri tani janë vrarë 17 terroristë.
Vërehet se anëtarët e organizatës për tu kamufluar kanë varur çarçafë dhe mbulesa brenda lagjeve si dhe kanë vendosur barrikada me koshat e plehrave dhe kanë hapur kanale nëpër rrugë.
Gjithashtu në disa mjete të policisë vërehen gjurmët e plumbave si pasojë e hapjes së zjarrit nga terroristët të cilët kanë qëlluar me armë automatike ndaj forcave të sigurisë.
Si pasojë e sulmeve të terroristëve tërheq vëmendjen se edhe disa biznese janë dëmtuar, ndërsa theksohet se forcat e sigurisë duke kapërcyer barrikadat janë duke vazhduar operacionin sipas objektivave.