İlhan Toprak
27 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
ANKARA (AA) - Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftojnë se gjatë operacioneve anti-terrorizëm në rajonin Sur të qytetit Diyarbakir në Turqi kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Shtabit të përgjithshëm thuhet se gjatë operacioneve të ndërmarra me 27 janar 2016 në rajonin Sur të qytetit Diyarbakir si pasojë e një sulmi të armatosur të terroristëve pjesëtarë të organizatës terroriste seperatiste u plagosën 6 ushtarë nga të cilët 4 prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndër të tjera theksohet se pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve 3 nga ushtarët e plagosur rëndë që u dërguan në spital ndërruan jetë, ndërsa vazhdon trajtimi mjekësor për ushtarët e tjerë të plagosur.
"Mëshira e Zotit qoftë mbi dëshmorët tanë të dashur të cilët humbën jetën në këtë sulm që na ka prekur thellësisht, si dhe shprehim ngushëllimet e thella dhe durim për familjarët e tyre, forcat e armatosura dhe popullit turk. Gjithashtu u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë guximtarëve të plagosur", thuhet mes tjerash në deklaratë.