Kaan Bozdoğan,Hasan Namlı
28 nëntor 2015•Përditësim: 29 nëntor 2015
DIYARBAKIR (AA) - Si pasojë e hapjes së zjarrit nga terroristët e PKK-së në rajonin Sur të qyteti Diyarbakır në Turqi ka humbur jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë, Tahir Elçi dhe një polic ka rënë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë mësohet se kanë qëlluar me armë ndaj Elçi gjatë një konference për shtyp të mabjtur nga Dhoma e Avokatisë së qytetit Diyarbakır, ku dhe si pasojë e kundërpëgjigjes së forcave të sigurisë në vend është përjetuar një konflikt me armë.
Ndër të tjera theksohet se në ngjarje kanë humbur jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë, Tahir Elçi dhe një polic ka rënë dëshmorë. Gjithashtu janë plagosur edhe persona të tjerë si gazetari i AA-së, Aziz Aslan dhe disa policë të tjerë, të cilët mësohet se janë dërgur për të marrë mjekimin e duhur në spitale të ndryshme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar për ngjarjen duke u shprehur se: “Pak më parë kam mësuar se në një konflikt në qytetin Diyarbakır ka humbur jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë i nderuari Tahir Elçi dhe një polic ka rënë martir. Gjithashtu ka të palgosur të tjerë nga policët dhe gazetarët. Për të nderuarit Elçi dhe policin marti uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi ta dhe gjithashtu për të plagosurit shërim të shpejtë. Kjo ngjarje tregon se sa e drejtë është vendosmëria e Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Këtë luftë do ta vazhdojmë deri në fund, pa u ndalur dhe pa u frikësuar. Do ta vazhdojmë këtë me vendosmëri".