BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.083

Agim Sulaj  | 29.11.2021 - Përdıtësım : 29.11.2021
Kosovë, 2 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.083.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.265 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.314.338 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 15 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.778, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 322.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın