Kosovë, 2 viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 99.097 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.486

Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar numrin e viktimave nga ky virus në 2.220, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 49 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.803 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.835 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 563.472 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 310 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 99.097 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.486.