BALLKANI

Hapet Panairi i Librit "Prishtina 2025"

Panairi mblodhi shtëpitë botuese të vendit dhe rajonit në platonë e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë

Agim Sulaj  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Hapet Panairi i Librit "Prishtina 2025" Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Me moton "Inteligjenca rrjedh nga libri", është hapur në kryeqytetin e Kosovës Panairi i Librit "Prishtina 2025", raporton Anadolu.

Panairi mblodhi shtëpitë botuese të vendit dhe rajonit në platonë e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Motoja e panairit "Inteligjenca rrjedh nga libri" synon të jetë në kontekstin e "inteligjencës artificiale", për të thënë se dija e inteligjencës artificiale e ka burimin në dijen që tashmë ekziston në libra.

Sipas organizatorëve, numri i titujve të rinj në gjuhën shqipe edicionin e 25-të të panairit është rreth 2 mijë, kurse numri i titujve të viteve të fundit rreth 6 mijë.

Mijëra qytetarë pritet të bëhen pjesë e panairit i cili zgjat nga 11 deri më 15 qershor, për të eksploruar dhe blerë tituj librash të ndryshëm, nga historia, filozofia, letërsia, librat motivues, librat për fëmijë e të tjerë.

Panairi shihet nga lexuesit edhe si një ofertë e mirë financiare, për arsye se, shtëpitë botuese zbresin çmimet e librave për së paku 20 për qind e më së shumti deri në 80 për qind.

Në panairin i cili po mbahet në Prishtinë, mbizotërojnë librat e huaj të përkthyer në shqip nga anglishtja, gjermanishtja, turqishtja, arabishtja dhe gjuhët tjera.

Llogaritet që në panair po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın