Nour Mahd Ali Abu Aisha,Hacer Başer
14 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Në Gaza është hapur një panair i librit i cili po mbahet në kushte modeste nga shkaku i bllokadës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi është organizuar në qendrën kulturore Rashad al-Shawwa, ndërsa me botimet e tyre, janë prezantuar mbi dhjetë shtëpi botuese dhe organizata.
Panairi ofron botime për të gjitha brezat, ndërsa interesim i veçantë u shfaq nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
%2F20190414_2_35981896_43562053.jpg)
Drejtor i departamentit për Biblioteka dhe Panaire pranë Ministrisë palestineze të Kulturës, Muhammad As-Sharif, tha për AA se kanë hasur në shumë vështirësi gjatë përgatitjeve për panairin dhe se bllokada politike dhe kulturore e imponuar nga Izraeli mbi Gazën ka ndikuar shumë.
Ai thotë se pikërisht nga shkaku bllokadës, në panair nuk kanë mundur të vinë botuesit nga jashtë.
%2F20190414_2_35981896_43562043.jpg)
"Edhe Unioni i Botuesve Arabë me seli në Egjipt nuk mundi të merrte pjesë në panair nga shkaku i bllokadës", tha Sharif.
Panairi do të jetë i hapur deri në javën e ardhshme.