Greqi, studentët marshojnë në Athinë kundër reformave në arsim
Pjesëmarrësit brohoritën slogane të tilla si "E drejta jonë për arsim nuk mund të bllokohet" dhe "Mos i prekni diplomat tona"
Shkup
Grupet studentore dhe akademike mbajtën protestë në qendër të Athinës të enjten për të kundërshtuar politikat e ristrukturimit të universiteteve, raporton Anadolu.
Duke reaguar ndaj rregulloreve të qeverisë për arsimin, protestuesit u mblodhën fillimisht në Propile dhe më pas marshuan drejt ndërtesës së parlamentit.
Qindra njerëz morën pjesë në demonstratë, duke brohoritur slogane të tilla si "E drejta jonë për arsim nuk mund të bllokohet" dhe "Mos i prekni diplomat tona".
Protestat, të cilat u shoqëruan me masa të gjera sigurie, përfunduan pa incidente.
