BALLKANI

Gjysmëhëna e Kuqe Turke organizon iftar në Tiranë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Fondacionin Alsar shtroi iftar në Tiran për 500 persona

Leonard Seferi  | 20.05.2019 - Përdıtësım : 21.05.2019
Gjysmëhëna e Kuqe Turke organizon iftar në Tiranë ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shtruar në Tiranë iftar për rreth 500 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Fondacionin Alsar morën pjesë kryetarja e Gjysmëhës së Kuqe në rrethin e Antalya-s Esra Özkoç, kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të qytetit Bilecik Mefail Ateş, zëvëndësambasadori i Turqisë në Tiranë Hakan Cengiz, kryetari i Fondacionit Alsar Mehdi Gurra, si dhe përfaqesues të disa shoqatave të huaja.

Zëvëndësambasadori i Turqisë në Tiranë Hakan Cengiz në fjalën e tij tha se "ne me institucionet turke do të vazhdojmë të jemi pranë Shqipërisë dhe me këtë rast ju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar muajin e Ramazanit".

Gjatë iftarit, fëmijët pjesmarrës u argëtuan nëpërmjet disa aktiviteteve zbavitëse.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke njihet për veprimtarinë e saj humanitare në fusha të ndryshme në Shqipëri sidomos gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Kujtojmë që ky institucion i Turqisë shpërndau sot 500 pako për familjet në nevojë në Tiranë, ndërsa nesër do të shpëndajë 500 pako të tjera për familjet në nevojë në Burrel dhe Klos.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın