Gorana Jakovljevic
16 Nëntor 2020•Përditësim: 16 Nëntor 2020
Milirad Dodik, kryetari i Aleancës së Demokratëve të Pavarur Social (SNSD) në entietin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Sërbska, tha se nuk është i lumtur që kanë humbur psotin e kryebashkiakut në Banjalukë në zgjedhjet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Dodik deklaroi se ndien keqardhje pse Banjaluka veproi në këtë mënyrë ndaj kandidatit Igor Radojiçiç, pasi ai nuk e ka merituar.
"Radojiçiç e bënte punën mirë dhe në mënyrë serioze, nuk më vjen mirë që humbëm Banjalukën", tha Dodik, duke shtuar se ai ishte një nga kryebashkiakët më të suksesshëm që ka pasur Banjaluka ndonjëherë.
Ai tha se humbja mund të jet një shans të cilin do të mundohen ta shfrytëzojnë.
"Ne kishim 40 komuna, kryetarë dhe kryebashkiakë, pas këtyre zgjedhjeve kemi 41, gjë që flet se në tre qytetet ku nuk i kishim deri më tani, Prijedor, Doboj dhe Sarajeva Linodre, kemi fituar zgjedhjet", tha Dodik.
"SNSD statistikisht tregon rezultate më të mira nga që kishte më parë", tha Dodik.
I pyetur nga gazetarët nëse do të shkarkonte Igor Radojiçiçin, Dodik u përgjigj: "Unë nuk do të shkarkoj Igorin. Ne do të heqim dorë nga Igor Radojiçiçi, por pa dyshim që Banja Luka ka hequr dorë prej tij dhe ne do të flasim me të".