Aldıjana Hadzıc
20 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Një grup i nënshtetasve të Bosnjë e Hercegovinës të cilët gjendeshin nëpër kampet e Sirisë, në pajtim me konkluzionet e mëparshme të Kryesisë së BeH-së dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së, arritën në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjashtë gra dhe 12 fëmijë, pas arritjes në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës kaluan kontrollet nga ana e Policisë kufitare të BeH-së, u është ofruar ndihma e nevojshme, ndërsa pas kësaj janë transportuar nëpër qendra pranimi për kontrolle të mëtejshme dhe ofrim të ndihmës mjekësore”, njoftohet nga Ministria e Sigurisë e BeH-së.
Së bashku me këtë grup mbërritën edhe shtatë burra, të cilët kanë luftuar në anën e organizatave terroriste në Siri dhe Irak, ndërsa të cilët janë dorëzuar në kompetencë të mëtejshme të Prokurorisë së BeH-së. Në përgatitjet për kthimin e shtetasve të BeH-së nga Siria gjatë disa muajve të fundit në mënyrë intensive kanë bashkëpunuar një numër i madh i institucioneve kompetente, ministrive, policisë dhe agjencive të sigurisë nga BeH-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Ministria e Sigurisë e BeH-së shpreh falënderim të gjitha ministrive dhe agjencive të involvuara në BeH, qeverisë amerikane dhe ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë për mbështetje dhe ndihmë në tejkalimin e këtyre aktiviteteve. Ministria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndjekë situatën nëpër kampet e Sirisë, ku ende gjenden një numër i caktuar i caktuar i grave, fëmijëve dhe burrave nga BeH”, konstatohet në fund.