Anija ushtarake turke vizitë në Portin e Durrësit
- Forca Detare e Shqipërisë ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Turqi për vitin 2025, Forca Detare priti në një vizitë dyditore në Portin e Durrësit anijen ushtarake të Marinës Turke "TCG SANCAKTAR"

Tiranë
TIRANË (AA) - Anija ushtarake turke “TCG SANCAKTAR” ka realizuar një vizitë dyditore në Portin e Durrësit, transmeton Anadolu.
Në një njoftim në rrjetet sociale të Forcës Detare të Shqipërisë thuhet se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Turqi për vitin 2025, Forca Detare priti në një vizitë dyditore në Portin e Durrësit anijen ushtarake të Marinës Turke.
"Gjatë vizitës, delegacioni turk u prit nga komandanti i Forcës Detare/Rojës Bregdetare, Nënadmiral Adnand Agastra, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy flotave, ndërveprimi operacional dhe mbështetja për studentët shqiptarë që ndjekin studimet ushtarake në Turqi", thuhet në njoftim.
Gjithashtu theksohet se vizita konfirmon marrëdhëniet e ngushta dhe aleancën e fortë mes dy vendeve partnere në NATO. Raportohet se “TCG SANCAKTAR” është e gjatë rreth 139 metra dhe me kapacitet mbajtës deri në 1.200 tonë ngarkesë.