Sultan Çoğalan
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
ANKARA (AA) - Janë gjetur trupat e pajetë të tre anëtarëve të ekuipazhit të anijes turke të mallrave e cila u përmbyt në ujërat e Libisë si pasojë e motit të keq, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, janë gjetur trupat e pajetë të tre anëtarëve të ekuipazhit të anijes "M/V TINAZTEPE-S" me flamurin turk, e cila dje ishte përmbytur gjatë ankorimit në portin Misurata për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, nga ekuipazhi janë shpëtuar 7 persona dhe ende vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 3 personave të tjerë.
Zyrtarët e firmës do të shkojnë në rajon për të zhvilluar procedurat në lidhje me dërgimin e kufomave në Turqi.
Anija, dje ishte përmbytur gjatë ankorimit në portin Misurata. Kryekonsullata e Turqisë në Misurata po ndjek nga afër rastin.