Meltem Bulur
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
ANKARA (AA) - Është afruar gara ndërkombëtare në fotolajm që do të organizohet për herë të tretë nga Anadolu Agency (AA), "Istanbul Photo Awards 2017". Juria e garës që përbëhet nga emra të njohur botërisht në fushën e tyre, do të mblidhet në Kapadokya për të përzgjedhur fituesit.
Gara e sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY) dhe Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në të njëjtën kohë është shndërruar në një aktivitet fotografik që mundëson prezantimin e Turqisë duke dalë nga të qënit vetëm një konkurs fotografie.
Në këtë kuadër është vendosur që takimi i jurisë së "Istanbul Photo Awards 2017" të kryhet në një prej bukurive natyrore më të mëdha të botës në Kapadokia. Juria në datat 19-21 mars krahas kategorive lajm dhe sport do të përcaktojnë fituesit e kategorive të saposhtuara portret dhe natyrë/mjedis si dhe të “çmimit për fotoreporterin më të ri se 28 vjeç”.
Pas shpalljes së rezultateve të punimeve studio, konferencë dhe ekspozitë, në punimet e studios së fotografisë së shtypit që do të mbahet mes datave 24-25 mars krahas fotoreporterëve të rinj që punojnë në AA dhe në median kombëtare do të marrin pjesë edhe 16 persona të përbërë nga studentët e degës së fotografisë në departamentin e Arteve të Bukura të Universitetit "Mimar Sinan".
Ndërsa edhe më 26 mars me pjesëmarrjen e Yuri Kozirev dhe Stanley Greene do të mbahet aktiviteti "Istanbul Photo Awards Talks". Greene i cili është i lidhur me agjencinë fotografike Noor dhe Kozirev që ndodhet edhe në jurinë e "Istanbul Photo Awards 2017" do të ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit në aktivitetet që do të realizohen me mbështetjen e Universitetit të Arteve të Bukura "Mimar Sinan".
Menjëherë pas përfundimit të punimeve të studios Yuri Kozirev dhe Stanley Greene do të takohen me të apasionuarit e fotografisë në bashkëbisedimin me temë "Istanbul Photo Awards Talks" i cili do të zhvillohet ditën e dielë më 26 mars 2017 në orën 14.00 në auditorin Sedad Hakkı Eldem në universitetin e Arteve të Bukura "Mimar Sinan".
Ekspozita e parë ku do të marrin pjesë fotografitë e shpërblyera në "Istanbul Photo Awards" do të hapet më 2 prill në Tophane-i Amire.
Juria përbëhet nga emra të njohur
Juria ndërkombëtare e garës, njëlloj si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit përbëhet nga emra të njohur. Në jurinë për vitin 2017 do të marrin pjesë drejtorja e publikimeve dixhitale në revistën Paris Match, Marion Mertens, fotografi i famshëm i Agjencisë Noor, Yuri Kozirev, fotoreporteri në fushën e sportit pranë Getty Images, Cameron Spencer.
Mertens gjendet me detyrë në revistën Paris Match që nga viti 1998. Mertens, e cila drejton formatet e revistës për internet, tabletë dhe celularë, më parë kishte punuar si zv/editor i lajmeve të revistës për 15 vite. Karrierën e saj ajo e ka filluar në Gamma Presse Images, ndërsa para kalimit në Paris Match, ajo ka qenë e angazhuar edhe në Le Figaro, l'Express dhe VSD.
Në jurinë e "Istanbul Photo Awards 2017" do të marrë pjesë edhe fotoreporteri i suksesshëm i sportit në Getty Images Cameron Spencer, i cili që nga viti 2004 punon profesionalisht në fushën e fotografisë së sportit dhe portreteve. Vlerësimet e fotografit të famshëm do të kenë rëndësi në kategoritë fotolajm sportiv i vetëm dhe fotolajm sportiv rrëfim.
Ndërkaq, në mesin e emrave të tjerë të jurisë marrin pjesë kuratorja e famshme, aktive në fushën e multimedias, Liza Faktor, drejtori i Qendrës për Fotografi të Shangait, fotoreporteri që ka fituar çmimin "Pulitzer", Liu Heung Shing, fotoreporteri dhe këshilltari për media vizuale Georges De Keerle, drejtori editorial i Lajmeve Vizuale i AA-së Ahmet Sel dhe editori i Fotografive i AA-së Fırat Yurdakul.
Aplikojnë fotoreporterët më të mirë në botë
Çmimin "Fotografi i vitit" në garën ndërkombëtare të fotolajmeve "Istanbul Photo Awards" e fitoi fotografia "Klithma e fëmijëve sirianë për ndihmë" e shkrepur nga Abd Doumany.
Fotografia "Refugjatët" e shkrepur nga Sergey Ponomarev për New York Times që fitoi çmimin në kategorinë lajm i vetëm, më vonë fitoi edhe çmimin Pulitzer.
Ndërkaq, vitin paraprak, çmimi “Fotografia e Vitit” iu dha fotografisë së shkrepur në Liberi nga Daniel Berehulak në lidhje me epideminë Ebola. Fotografia e shpërblyer e Berehulak, pas “Istanbul Awards 2015” të organizuar nga AA, mori edhe çmimin Pulitzer.