BALLKANI

Kosova heqë tarifën doganore me SHBA-në

- “Kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti.

Agim Sulaj  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Kosova heqë tarifën doganore me SHBA-në Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për largimin e tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu.

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri të ditur se ekzekutivi ka marrë vendim për largimin e tarifës doganore ekzistuese prej 10 për qind, për mallrat që vijnë nga SHBA-ja.

“Tani e tutje të gjitha produktet që vijnë nga SHBA-ja, do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky është një hap që dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet përkushtimi dhe vendosmëria e Kosovës për marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Në vendimin e Washingtonit zyrtar është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit.

Në atë urdhër, Kosova ishte goditur me tarifë reciproke prej 10 për qind, ashtu sikurse Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërsa, me vendimin e ri për tarifat nga SHBA-ja, që do të zbatohet prej 7 gushtit 2025, vendet tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut me 15 për qind, Bosnjë e Hercegovina me 30 për qind dhe Serbia me 35 për qind.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın