Stipe Majic
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
ZAGREB (AA) - Në fund të kryesimit një-vjeçar të Kroacisë me Iniciativën e Evropës Qendrore (CEI), në Zagreb sot mbahet samiti i kësaj organizate dedikuar në temën "Ndërtimi i sigurisë, forcimi i ekonomisë, mundësimi i progresit", raporton Anadolu Agency (AA).
Si tema kryesore e samitit të mbajtur u theksua forcimi i aftësisë konkurruese të rajonit të Iniciativës së Evropës Qendrore në Evropë, sigurimi i rritjes cilësore dhe jetesës së banorëve të 18 vendeve antëtare të CEI-t, si dhe ballafaqimi me problemin e migrimit si një nga temat kryesore në nivel evropian në vitet e fundit.
Gjatë takimit u potencua edhe çështja e Ukrainës, gjithashtu anëtare e CEI-t.

"Në rezyme të takimit tonë, tre mesazhe janë të qarta. E para, është e papranueshme shkelja e të drejtës ndërkombëtare në ngushticën e Kerçit dhe Detin Azaz. E dyta, i bëjmë thirrje Rusisë të lirojë tre anijet dhe marinarët ukrainas. Dhe, mbështesim tërësinë e plotë dhe integritetin territorial të Ukrainës", deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç pas takimit.
Dje në Zagreb mbërritën pesë kryeministra të vendeve anëtare të CEI-t, ndërsa në takim nuk mori pjesë kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kryeministrja rumune, Vasilia Victoria Dance.
CEI është themeluar 29 vjet më parë me idenë për të ndihmuar vendet e rajonit për anëtarësim në BE, ndërsa numëron 18 vende anëtare me çka 10 shtete janë anëtarë të BE-së, pesë janë në procesin e anëtarësimit dhe tre vendee janë anëtarë të Partneriteti Lindor.
Organizata u themelua në vitin 1989 në Budapest, ndërsa anëtare të saj janë Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Çekia, Kroacia, Italia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina.
Kryesimin e CEI-t nga Kroacia do ta marrë Italia.