Kristina Maslareviç
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
BEOGRAD (AA) - Duke komentuar mbi atë që pa se në Kroaci është politikani më pak popullor në Serbi, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve në parlamentin e Serbisë, se ishte krenar se ai ka punuar në interes të popullit dhe shtetit të tij, për të cilin do të punojë edhe në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sa i përket marrëdhënieve me Kroacinë, ne gjithmonë duam të bisedojmë. Asnjë fyerje nuk e kam bërë në llogari të tyre. Tek ne nuk ka ndalesë të çokollatave kroate apo probleme ndaj antifashistëve. Kam deklaruar vetëm faktet, gjë të cilën do ta bëjë edhe në të ardhmen", tha Vuçiç.
Ai shtoi se është e kuptueshme dhe e drejtë që në Kroaci duan të gjithë të flasin kundër tij dhe këtë e përdorin për ti shpjeguar popullit të tyre dhe të tjerëve se ai është i keq.
"Por, puna ime është që si kryeministër të fitoj edhe betejat e vështira, të jem i sulmuar nga të gjithë, por për të mbrojtur vendin tonë dhe qytetarët tanë dhe jo veten time", tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet e reja mes Serbisë dhe Kroacisë, pasi Kroacia ka bllokuar hapjen e kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.