Dzihat Aliju
16 nëntor 2017•Përditësim: 17 nëntor 2017
SHKUP (AA) – Vokalistja turke Elif Çaglar në koncertin e saj të organizuar në kuadër të edicionit të 18-të të festivalit tradicional “Solemnitete vjeshtore të muzikës”, ka magjepsur publikun e Shkupit me performancën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Çaglar e cila në Maqedoni gjendet me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" - Shkup së bashku me grupin xhaz të saj të përbërë nga Çağri Sertel, Volkan Hürsever dhe Ediz Hafizoğlu, në koncertin e organizuar në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë ka performuar këngë në gjuhën angleze.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre", Şemsettin Şeker, në një deklaratë për AA tha se, mes Turqisë dhe Maqedonisë gjenden marrëdhënie të thella dhe miqësore. Ai duke treguar se rezultatet e këtyre marrëdhënieve mund të vërehen nga aktivitetet e zhvilluara në fusha të ndryshme si gjuha, kultura, arti dhe shkenca, tha se "Dëshirojmë që këto marrëdhënie të vazhdojnë duke u rritur. Si Instituti 'Yunus Emre' punojmë në këtë drejtim në Maqedoni."
Şeker shtoi se i mbështesin festivalet e institucioneve vendase duke ftuar artistë të njohur nga Turqia.
Ndërsa drejtori i Kulturës dhe Artit të Shkupit, Nikolla Gligorov, në fjalimin e tij pranë të pranishmëve tha se ndjejnë kënaqësi me publikun që janë nikoqir i një zëri të shkëlqyer Elif Çaglar dhe xhaz kuartetit të saj.
Festivali i 18-të “Solemnitete vjeshtore të muzikës” i cila filloi më 3 nëntor, me 13 koncerte të parapara nga artistë nga shtete të ndryshme si Maqedonia, Turqia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Suedia dhe Hungaria, do të përfundojë më 30 nëntor.
Ky festival organizohet nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit të Shkupit, në mbështetje të Instituti turk "Yunus Emre" - Shkup, ndërsa synimi kyç është stimulimi, promovimi dhe zhvillimi i kulturës muzikore në përgjithësi.