Bekim Laci
23 Korrik 2017•Përditësim: 24 Korrik 2017
SHKUP (AA) - Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, i cili po qëndron në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) si pjesë e një delegacioni qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ka takuar në Sarajevë, ministrin e Sigurisë së BeH-së, Dragan Mektiç, transmeton Anadolu Agency (AA).
MPB e Maqedonisë bën të ditur se në takim, ministrat theksuan bashkëpunimin e suksesshëm dhe të vazhdueshëm në çështjet e brendshme të të dyja vendeve si dhe nevojën për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal në fushën e krimit të organizuar.
Përveç takimit dypalësh, thuhet në njoftim, është diskutuar edhe mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në mënyrë që shtetasit e të dyja vendeve të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime.
Ministrat gjithashtu riafirmuan gatishmërinë e dyja palëve për të nënshkruar një marrëveshje mbi njohjen reciproke të patent shoferëve, që sipas të dakorduarës duhet të ndodhë në muajin shtator, atëherë kur ministri Spasovski sërish do të BeH-në.