Admir Fazlagikj
13 Janar 2017•Përditësim: 14 Janar 2017
SHKUP (АА) – Maqedonia dhe rajoni vazhdojnë të jenë përfshirë nga moti i ftohtë i cili ka sjellë temperatura nën zero, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) njofton se mëngjesin e sotëm, qyteti më i ftohtë në Maqedoni ka qenë Strumica me -17 gradë celsius, ndërsa në Shkup dhe Manastir janë matur -16 gradë.
Siç njoftoi më tej DPH, trashësia e borës e matur në ora shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 52 centimetra në Mavrovë, 15 në Kumanovë dhe 10 në Shkup.
Sa i përket motit, deri në fund të ditës do të mbajë mot i vrenjtur me periudha me diell dhe me erë të matur e cila do të fryjë nga drejtimi jugor.
Trafiku rrugor zhvillohet në kushte të dimrit në rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës në rrugë nga shkaku i ndërhyrjes së ekipeve për pastrim të rrugëve.
Shoferëve u apelohet për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, sepse është e mundur paraqitja e ngricave në rrugë.
Ndërkohë edhe në Shqipëri vazhdojnë të jenë prezente temperaturat e ulëta, ndërsa në zonat malore ka probleme në qarkullin rrugor.