Dzihat Aliju
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
OHËR (AA) - Në qytetin e Ohrit ka filluar Kongresi ndërkombëtarë i materialeve dhe polimerit, në të cilin shkencëtarë nga Turqia dhe rajoni krahas aktiviteteve shkencore do të prezatojnë edhe programe sociale, raporton Anadolu Agency (AA).
Kongresi, i cili do të përfundojë më 28 gusht, zhvillohet nën koordinimin e Shoqatës së Kimistëve pranë Universitetin ‘Onsekiz Mart‘ (18 Marsi) të Çanakkalasë dhe në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), si dhe universiteteve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Pedagog në Universitetin "Onsekiz Mart" dhe kryetar i kongresit në fjalë, Ayhan Oral, për AA theksoi se qëllimi i kongresit është rritja e bashkëpunimit duke bashkuar vendet dhe fuqitë, si dhe për të prodhuar shkencë më cilësore.
Duke njoftuar se synojnë që edhe shkencat e vendeve më pak të zhvilluara të jenë më cilësore, Oral tha se: "Kongresin e kemi organizuar me universitete, institucione zyrtare shtetërore dhe me grupe të interesuara, të tilla si organizatat e shoqërisë civile. Qëllimi ynë është që këtë kongres ta zhvillojmë çdo vit në një vend, duke rritur bashkëpunimin në këtë fushë mes universiteteve, organziatave të shoqërisë civile dhe isntitucioneve shtetërore".
Më tej, Oral bëri të ditur se në ditën e tretë dhe të katërt do të ketë fjalime shkencore, si dhe theksoi se në kongres marrin pjesë shkencëtarë nga vendet e interesuara, kryesisht nga Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Ai shtoi se në kongres do të marrin pjesë edhe folës nga SHBA-të, ndërsa për vitit e ardhshëm synojnë rritjen e numrit të pjesëmarrësve nga mbarë bota.
Sipas tij, projekti do të sigurojë kontribut për gjeografinë e vendeve pjesëmarrëse dhe të Turqisë, në rast se do të jetë i suksesshëm.