Husameddin Gina
12 Dhjetor 2018•Përditësim: 13 Dhjetor 2018
SHKUP (АА) - Si rezultat i bashkëpunimit të plotë mes Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë dhe Qendrës për Hulumtim të Parahistorisë sot filloi konferenca e katërt me radhë kushtuar parahistorisë së Maqedonisë me titull “Neoliti në Maqedoni”, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksoi drejtori i Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, Goran Sanev, takimi shkencor i përkushtohet arkeologut me renome Voislav Sanev i cili me punën e tij hulumtuese ka dhënë kontribut të madh për arkeologjinë në Maqedoni.
Ai po ashtu theksoi se për konferencën interesimi për çdo vit rritet.
“Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohen pikëpamjet më të reja nga hulumtimi i neolitit në Ballkan, edhe atë për çdo vit po merr ritëm më të madh dhe githnjë më i madh është interesimi i kolegëve pjesëmarrës në konferencë”, tha Sanev.
Ai theksoi se në konferencën ndërkombëtare do të marrin pjesë arkeologë nga Spanja, Italia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Kosova dhe të gjithë ata që i bashkon puna dhe rezultatet e përbashkëta.
“Në kohën e neolitit siç është në fakt edhe sot dhe nëpër të gjitha epokat në Republikën e Maqedonisë disi janë të përqendruar shumë ndikime nga rrethimi ynë para së gjithash, fillimisht por edhe më gjerë. Ashtu në këto konferenca të gjithë studiuesit kanë interes dhe dëshirë që t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre të reja”, tha Sanev.
Gjatë konferencës publikut do t’i prezantohen 15 referate nga ana e shkenctarëve të huaj të cilët në prononcimin e tyre do të përqendrohen në trashëgiminë neolite kulturore të Maqedonisë.