Furkan Abdula
21 Dhjetor 2018•Përditësim: 22 Dhjetor 2018
SHKUP (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni, u takua me Koordinatorin Kombëtar të Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).
Kalın në takimin në Shkup me Pendarovskin dhe delgacionin e tij u shoqërua nga kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam, zëvendëskryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Selim Argun, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, si dhe nga këshilltari i presidentit të Turqisë për Ballkanin, Sabri Demiri.

Si pjesë e delegacionit të Maqedonisë në takim morën pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov dhe deputeti Muhamed Zekiri.
Takimi vijoi prapa dyerve të mbyllura.
Kalın dhe delegacioni shoqërues do të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit - Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni.