Alma Çekovic
18 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
SARAJEVË (AA) - Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Mladen Ivaniç theksoi se është e papranueshme që programi i shënimit të Ditës së Ushtrisë së RS dhe Dita e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë (Republikës Sërpska) të Forcave të Armatosura të BeH-së, të jetë element i një krize të re politike në BeH, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kryesia e BeH-së ka marrë një letër nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me shënimin e Ditës së Regjimentit të Tretë të këmbësorisë (RS) të Forcave të Armatosura të BeH dhe Ditës së Armatës së RS, dhe e cila kërkon një qëndrim nga Kryesia e BeH-së në lidhje me programin festiv dhe adresimin e Presidentit të RS në manifestimin qendror. Është e papranueshme që programi festiv Ditës së Armatë së RS dhe Ditës së Regjimentit të Tretë të këmbësorisë (RS) të Forcave të Armatosura të BeH, e cila sipas ligjit është trashëgimi e Armatës së RS dhe në përputhje me këtë trashëgimi nënkupton edhe adresimin tradicional të presidentit të RS, të jetë element i një krize të re politike në BeH", thuhet në letrën e Ivaniç.
Ivaniç theksoi se është e pahijshme që institucioni i Presidentit të Republikës Sërpska (RS), i cili ishte komandanti suprem i Ushtrisë së RS, t'i pamundësohet adresimi në shënimin e Ditës së Regjimintit të Tretë të Këmbësorisë (RS) të Forcave të Armatosura të BeH-së, e cila është vazhdimësi e traditës së Armatës së RS.
"Me këtë letër, që kërkon prononcimin e Presidencës së BeH-së, vazhdon praktika e mohimit të ekzistencën të Republikës Sërpska dhe institucioneve të saj. Kjo praktikë në BeH ka filluar me kontestimin e shënimit të 9 janarit, Ditës së Republikës. Me këtë qasje, mosrespektimi i Republikës Sërpska dhe institucioneve të saj, si dhe prodhimin e vazhdueshëm të krizave politike, çdo ditë po dobëson BeH-në. Është e qartë se në BeH-ja ka forca politike që kanë nevojë për kriza të tilla dhe këto forca politike nuk vijnë nga Republika Sërpska (RS)", thotë kryesuesi i presidencës së BeH-së", tha kryesuesi i Presidencës së BeH, Mladen Ivaniç.