Ekip
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
ATHINË (AA) – Si pjesë e programit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një grup prej 234 refugjatësh do të transferohen të premten nga Greqia në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasada franceze në Athinë njoftoi se transferimi i refugjatëve realizohet në shenjë solidaritet të Francës me Greqinë si dhe me refugjatët.
Grupi i cili do të niset për në Lyon të Francës nga aeroporti ndërkombëtarë në Athinë, përbëhet nga 132 persona të rritur dhe 102 fëmijë, shumica e të cilëve janë familje.
Plani i BE-së për shpërndarjen e refugjatëve gjatë kohës së ngritjes ishte shumë i vështirë. Ky plan u formua kur Greqia luftonte për të përballuar ardhjen kaotike të gati një milion refugjatëve në vitin 2015, shumica e të cilëve nga Siria dhe shumica prej të cilëve synon Gjermaninë si destinacion përfundimtar.
Ambasada franceze në Athinë njoftoi se deri më tani, Franca ka zhvendosur 4.091 azilkërkues nga Greqia, nga gjithsej 20.471 refugjatë që janë zhvendosur në vende të tjera të BE-së.