Dzihat Aliju
28 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
SHKUP (AA) – Sot në Shkup është hapur seminari me temë "Program për trajnimin e mësuesve për zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara” i organizuar nën udhëheqjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me Shoqatën Beyaz Ay nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Teoman Tiryaki, në fjalimin e tij duke theksoi se ideja e projektit ka dalë si rezultat i konsultimeve me përfaqësuesit e Shoqatës Beyaz Ay në kuadër të vizitës së tyre vitin e kaluar në Maqedoni. Tiryaki duke theksuar se si rezultat e punimeve të tyre kanë vendosur që projekti të fillojë me anë të një trajnimi në Maqedoni, tha se pastaj ekspertët të ndryshëm të vendit do ti dërgojnë në Turqi që t'iu mundësohet të marrin pjesë në trajnime.
Tiryaki duke treguar se projektin duan ta realizojnë me organizatat joqeveritare dhe institucionet shtetërore në Maqedoni, tha se: "Do ti vizitojmë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, me të cilën në rast se ka nevojë dëshirojmë që të bëjmë punime edhe në ato sfera".
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Shoqatës Beyaz Ay, Osman Demirci tha se në kuadër të projektit kanë ardhur nga 4 degët të ndryshme të shoqatës të qyteteve të Turqisë.
Ai duke kujtuar se vitin e kaluar kanë zhvilluar një vizite në Maqedoni, tregoi se me mësuesit do të bisedojnë rreth asaj se çka mund të bëjnë që t'iu mundësojnë fëmijëve në Maqedoni ti tejkalojnë pengesat. Demirci tha se në këtë kuadër do të bëjnë shkëmbim të informacioneve.
Seminari me teme "Program për trajnimin e mësuesve për zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara” të organizuar nën udhëheqjen e TIKA-s me Shoqatën Beyaz Ay nga Turqia, do të mbahet prej 28 marsit deri më 1 prill në Shkup.