Analizë

Propaganda e PKK-së dhe dezinformatat në Evropë

Nuk ka dyshim se PKK është një organizatë terroriste, mizore, e dhunshme dhe kriminale si DEASH-i

Dr. Valeria Giannotta  | 16.06.2022 - Përdıtësım : 17.06.2022
Propaganda e PKK-së dhe dezinformatat në Evropë

Stamboll

Dr. Valeria Giannotta

Autorja e shkrimit është akademike italiane dhe eksperte e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Giannotta është drejtore Shkencore e Observatorit CeSPI në Turqi

Lista e organizatave terroriste në Evropë kohët e fundit është përditësuar dhe përsëri në të është përfshirë PKK. Për fat të keq, kjo nuk e ndryshon faktin se në disa qarqe evropiane vërehet një dashamirësi dhe tolerancë e përhapur ndaj kësaj organizate terroriste.

Listat terroriste dhe standardet e dyfishta

Pas sulmeve të 11 shtatorit dhe valës së krimeve që kanë goditur Perëndimin, përfshirë Evropën, BE-ja ka miratuar masa të ndryshme kundër terrorizmit, të gjitha të lidhura me një listë të individëve, grupeve dhe subjekteve të përfshirë në akte terroriste, të cilëve, për këtë arsye u janë vendosur masa restriktive. Sipas të drejtës ndërkombëtare, termi terrorizëm nënkupton "përdorimin e paligjshëm të forcës ose dhunës kundër personave ose pronës për të frikësuar ose detyruar qeverinë, popullsinë civile ose ndonjë segment të saj, në ndjekje të objektivave politike ose sociale".

Prandaj, për të siguruar efektivitet, koordinim më të rreptë midis shteteve anëtare në luftën kundër terrorizmit, lista e BE-së rishikohet dhe përditësohet rregullisht në intervale prej rreth gjashtë muajsh.

"Edhe pse përgjegjësia për luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë bie kryesisht tek shtetet anëtare, sulmet terroriste në vitet e fundit kanë treguar se kjo është përgjegjësi e përbashkët që ata duhet të ndajnë. BE-ja kontribuon në mbrojtjen e qytetarëve të saj duke vepruar si një forum kryesor për bashkëpunim dhe koordinimi mes vendeve anëtare”. [1] Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë i kushtohet grupeve terroriste 'xhihadiste', të cilat kanë goditur në mënyrë dramatike Evropën. Prandaj, BE-ja është e angazhuar në mënyrë aktive për zbatimin e sanksioneve të saj ndaj DEASH-it dhe Al-Kaedës dhe personave dhe subjekteve të lidhura ose që i mbështesin ato”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

Përpjekje të shumta janë bërë në luftën kundër këtyre grupeve terroriste. Megjithatë, në mesin e organizatave terroriste të listuara është PKK, e njohur edhe si "KADEK" dhe "KONGRA-GEL", dhe degët e saj organizative si TAK dhe DHKP-C.

PKK është organizatë terroriste shumë e ngjashme me DEASH-in

Departamenti Amerikan i Shtetit përmend gjithashtu PKK-në dhe grupet e saj simotra dhe qartazi e potencon se ato janë etiketuar si organizata të huaja terroriste [3]. Ekziston konsensus i qartë dhe formal për thelbin dhe rreziqet e këtyre aktorëve nga pikëpamja epistemologjike.

Si rezultat i kësaj, nuk duhet të ketë dyshim se PKK është organizatë terroriste, po aq mizore, e dhunshme dhe kriminale sa DEASH-i. Megjithatë, perceptimi publik dhe simpatia e përhapur duket se po ecin në drejtim të kundërt, me synimin për të delegjitimuar jo vetëm rreziqet, por edhe zbatimin e parimeve ligjore ndërkombëtare, të gjitha në dëm të përpunimit koherent të masave të përbashkëta efektive kundër terrorizmit.

Disa vende të BE-së mbështesin PKK-në

Propaganda qëllimmire e PKK-së, e cila është shoqëruar me një fushatë të përgjakshme në Türkiye (Turqi) dhe më gjerë për vite me radhë dhe ka marrë më shumë se 60 mijë jetë, po kryhet nën maskën e disa etiketimeve që pretendohet se lavdërojnë "paqen, demokracinë dhe solidaritetin" dhe përhapin informacione të shtrembëruara për këtë fenomen. Kjo është një lloj teknike e bazuar në mbështetje të mirëpërcaktuar ideologjike, si dhe në mosnjohjen e dukshme të fakteve dhe historisë, si dhe në mosbesimin ndaj Türkiye-s si një shtet sovran dhe luftën e saj kundër veprimeve të dhunshme separatiste që kërcënojnë integritetin e saj territorial.

Në fakt, disa qarqe mediatike dhe politike janë pak a shumë me vetëdije bashkëfajtorë në gjithë këtë. Gjegjësisht, ka dëshmi të qarta të mbështetjes logjistike dhe organizative të ofruar nga disa vende të BE-së për PKK-në. Anëtarët e grupit terrorist gjejnë strehë dhe jetojnë të qetë, ndonjëherë duke shërbyer si zëdhënës të shoqatave humanitare dhe filantropike, duke gëzuar kështu një kredibilitet të caktuar publik në Evropë.

Kjo është diçka që liderët evropianë e dinë mirë. Pas raportit të fundit të inteligjencës gjermane mbi aktivitetet e PKK-së në Gjermani, bien në sy deklaratat e Thomas Haldenwang, kreut të agjencisë gjermane të inteligjencës.

“PKK organizon fushata të ndryshme për mbledhjen e fondeve në Gjermani dhe më pas i përdor këto para për të financuar sulmet terroriste në në Turqi. PKK e sheh Gjermaninë si një vend pushimi dhe tërheqjeje. Ata po përpiqen të krijojnë ndikim politik këtu "[4], [5]", tha Haldenwanga.

Kjo është diçka që liderët evropianë e dinë mirë. Pas raportit të fundit të inteligjencës gjermane mbi aktivitetet e PKK-së në Gjermani, bien në sy deklaratat e Thomas Haldenwang, kreut të agjencisë gjermane të inteligjencës.

Dezinformimet dhe manipulimet rreth PKK-së janë gjerësisht të përhapura

Provat ekzistuese të mbështetjes logjistike dhe të armatosur bien ndesh me supozimet e BE-së kundër terrorizmit. Për më tepër, i njëjti nivel favori u jepet luftëtarëve të huaj evropianë që i bashkohen PKK/PYD-së, të cilët portretizohen në shtëpi si "heronj të guximshëm që luftojnë për një ideal fisnik". Ky qëndrim dhe keqkuptim është një paradoks i madh, sepse një tolerancë e tillë do të ishte e paimagjinueshme ndaj organizatës terroriste DEASH dhe luftëtarëve të saj të huaj.

Keqinformimet dhe manipulimet e tilla janë simptoma të një standardi diskrecional dhe të dyfishtë në qasjen dhe përballjen me terrorizmin dhe kërcënimet terroriste. Ndërsa angazhimi perëndimor dhe evropian për luftën kundër terrorizmit xhihadist është i fortë, dënimi publik i PKK-së dhe aktiviteteve të saj kriminale mungon gjithnjë e më shumë. Për më tepër, një preferencë e tillë kontribuon në zgjerimin dhe strukturimin e mëtejshëm të hapësirës për manovrim të PKK-së.

Ideologjia - realiteti

Sipas shkencëtares dhe filozofes së madhe Hannah Arendt, ekziston një hendek i madh midis realitetit dhe imazhit të krijuar nga njeriu. Kjo është një e metë në çdo ideologji apo qasje dogmatike apo të njëanshme. Në të vërtetë, pas keqperceptimit dhe imazhit të shtrembëruar të PKK-së qëndrojnë faktorë ideologjikë që rrotullohen në disa qarqe të majta ekstreme dhe paragjykime ndaj Türkiye-s.

Qëndrimi i Türkiye-s kundër PKK-së nuk është luftë politike kundër opozitës tradicionale. Por, është luftë kundër një organizate terroriste me qëllime separatiste. Bazuar në këtë supozim, çdo shtet i strukturuar rreth parimeve të sovranitetit, paprekshmërisë dhe integritetit të territorit të tij do të ndiqte një politikë mbrojtëse dhe parandaluese si Türkiye, e cila shpesh kritikohet dhe keqkuptohet nga partnerët retorikë të PKK-së. Me fjalë të tjera, disa vende evropiane pothuajse automatikisht bëjnë një ndryshim në vlerësimin e shkallës së rrezikut nga PKK dhe DEASH, ku kjo e para portretizohet si një lloj projekti "sekular", "paqësor" dhe "demokratik".

Një qëndrim i tillë është i paqëndrueshëm dhe në mënyrë të pashmangshme përkeqëson standardet e dyfishta në çështjet me rëndësi parësore lidhur me sigurinë dhe stabilitetin. Nga njëra anë, është një qasje e padrejtë ndaj Türkiye-s dhe interesit të saj legjitim kombëtar. Nga ana tjetër, bie ndesh me postulatet evropiane për luftën e përbashkët kundër kërcënimeve dhe bashkëpunimin me partnerët. Pra, ne jemi përballur me kaq shumë prova dhe ka ardhur koha të mendojmë dhe të veprojmë në mënyrë koherente dhe pragmatike, duke hedhur poshtë çdo dallim dhe prirje ndaj armiqve dhe terroristëve.

[1]https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=OJ:L:2021:043:FULL&from=it

[2]https://www.consilium.europa.eu/en/policies/fight-against-terrorism/

[3]https://www.state.gov/foreign-terrorist-organizations/

[4]https://www.aa.com.tr/en/europe/pkk-terror-group-using-germany-as-base-to-finance-attacks-in-turkiye-german-spy-chief-admits/2607776

[5]https://www.verfassungsschutz.de/SharedDocs/publikationen/DE/verfassungsschutzberichte/2022-06-07-verfassungsschutzbericht-2021.pdf?__blob=publicationFile&v=2


* Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın