Ahmet Furkan Mercan
25 Shkurt 2017•Përditësim: 26 Shkurt 2017
WEISSENSEE (AA) – Kampionja e botës në zhytje në stil të lirë, Derya Xhan ka thyer rekordin botëror Guinness me një zhytje 120 metërshe horizontale apnea, në një liqe të mbuluar nga akulli, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke e mbajtur thellë frymën e saj në liqenin Weissensee në Austri, që kishte një trashësi të akullit prej 35 centimetrash, Xhan ia doli që për një kohë rekorde prej 1 minutë e 47 sekonda, të notojë 120 metra.
Arritja e saj e fundit u bë në ujin e ftohtë prej vetëm 1 gradë celsius, me çka Xhan theu rekordin e francezes Aurore Asso prej 112.3 metra.
Xhan tha se fitoren e saj ia dedikon femrave në Turqi.
Në dhjetorin e kaluar ajo theu dy rekorde tjera në zhytje në Antalia.