Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
27 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Forcat turke neutralizuan së paku 10 terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pesë terroristë u neutralizuan në rajonin Haftanin dhe Hakurk pasi ata u zbuluan në aktivitete të zbulimit dhe mbikëqyrjes, tha ministria në Twitter.
Në një operacion tjetër, të kryer nga Forcat e Armatosura Turke në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë, pesë terroristë të tjerë u neutralizuan në rajonin Asos.
Ministria tha se ata gjithashtu u zbuluan përmes misioneve të zbulimit dhe mbikëqyrjes.
Operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa asnjë ndërprerje, tha ministria.
Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë kapur ose janë vrarë.
Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.