Turqia

Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK-së në Irak

Operacioni anti-terrorist me mbështetje ajrore u krye në rajonin Hakurk, njoftoi Ministria turke e mbrojtjes

Gözde Bayar  | 18.05.2020 - Përdıtësım : 18.05.2020
Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK-së në Irak

Ankara

Avionët luftarak turq "neutralizuan" tre terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u “neutralizuan” në rajonin Hakurk në një operacion të mbështetur nga ajri, tha ministria në Twitter.


Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Sipas ministrisë, terroristët u zbuluan përmes aktiviteteve të zbulimit dhe mbikëqyrjes në zonë.

Operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa kurrfarë ndërprerje, shtohet më tej.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.