Firdevs Bulut
09 Gusht 2020•Përditësim: 10 Gusht 2020
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) ka neutralizuar 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se terroristët janë neutralizuar përmes sulmeve ajrore në rajonin Zap në veri të Irakut.
"Ne vazhdojmë të shkatërrojmë strehët e terroristëve. 2 terroristë të tjerë të PKK-së, të zbuluar përmes veprimtarive të zbulimit dhe mbikqyrjes, janë neutralizuar në një operacion ajror", thuhet gjithashtu në njoftim.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.