Turqia

Turqia neutralizoi 115 terroristë në prill

Në mesin e terroristëve të neutralizuar ishin tetë operativë të lartë, ndërsa gjatë prillit janë kryer mbi 10.750 operacione sigurie, njoftoi Ministria e Brendshme

Ahmet Gençtürk  | 04.05.2021 - Përdıtësım : 04.05.2021
Turqia neutralizoi 115 terroristë në prill

Ankara

Turqia neutralizoi 115 terroristë në prill, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tetë nga terroristët e neutralizuar ishin operativë të lartë, deklaroi Ismail Çataklı, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, në një konferencë mujore shtypi në kryeqytetin Ankara.

Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "neutralizim" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Gjatë prillit, forcat turke të sigurisë kanë kryer mbi 10.750 operacione sigurie, njoftoi zyrtari i ministrisë.

Mbi 11 milionë kontrolle u kryen gjithashtu në gjithë Turqinë muajin e kaluar për të siguruar respektimin e masave të qeverisë kundër COVID-19, shtoi Çataklı.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın