Aldijana Hadzic
04 Maj 2021•Përditësim: 04 Maj 2021
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me Myftiun e Bashkësisë Islame të Sllovenisë, Nexhad Grabus, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili po qëndron në Lubjanë, pritet gjithashtu të takohet me ministrin slloven të Punëve të Jashtme, Anzhe Logar, kryeministrin Janez Jansha dhe presidentin Borut Pahor.
Ai gjithashtu është planifikuar të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën gjatë ditës.