Dilara Hamit
08 Nëntor 2019•Përditësim: 08 Nëntor 2019
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar fillimin e operacionit “Kiran-5”, duke angazhuar një personel prej 2.625 personash dhe 179 njësish në pjesën lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke tha se operacioni do të kryhet në fshatrat e provincave Diyarbakır, Bingöl dhe Muş për të neutralizuar terroristët në rajon.
Sipas ministrisë, mbi 400 terroristë të PKK-së u “neutralizuan” në Irakun verior gjatë katër muajve të fundit.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje.