Sarp Özer
02 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
ANKARA (AA) - Forcat ajrore të Turqisë në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë në 24 orët e fundit shkatërruan tetë pozicione të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Shtabi i përgjithshëm i Turqisë, avionët e forcave ajrore turke në zonën e Al-Bab, Bzagaha dhe Tadif shkatërruan tetë pozicione të DEASH-it, përfshirë depot e municionit, strehimoret dhe komandën e terroristëve.
Përveç kësaj, forcat ajrore ruse kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DEASH në Dayr Kaku, tetë kilometra në jugperëndim të Al-Bab, në veri të Sirisë. Me këtë rast kanë shkatërruar disa pozicione të DEASH-it.