İsmail Çimen
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
ANKARA (AA) - Një makinë e parkuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara ra në gropën e shkaktuar nga shpërthimi i tubacionit të ujit, raporton Anadolu Agency (AA).
Plasaritja e tubacionit ka zbutur sipërfaqen si pasojë e së cilës u shkaktua vrima tre metra e thellë, në të cilën ra makina. Pas punës disa orëshe, departamenti kompetent i qytetit ka arritur të ndalojë ujin e cila shkaktoi vrima.
Ka filluar pompimi i ujit nga vrima, dhe më pas do të nxirret jashtë edhe makina e cila ka pasur dëme të konsiderueshme.
Nga pamjet e kamerave të sigurimit shihet se si makina e parkuar, në orët e hershme të mëngjesit zhytet në vrimë.