Metin Bolat
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
KONYA (AA) - Një grua e cila ishte shpallur në kërkim si kamikaze dhe katër persona të tjerë janë shoqëruar nga policia e qytetit të Konyas në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se ekipet e anti-terrorit të policisë së qytetit të Konyas, kanë ndërmarrë një operacion në lagjen Tatlıcak në Karatay të këtij qyteti. Si rrjedhojë e këtij operacioni policia ka mundur të shoqërojë personat Heybet B, Şeref B, Kudret B, Sabri B dhe Necla Y.